14:57 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

Emergjenca, Klinika me më së shumti pacient të trajtuar

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), mbetet ndër klinikat me më së shumti pacient të trajtuar në kuadër të QKUK-së. Bazuar në raportin tre mujor, në këtë klinikë  për 3 muaj janë kryer gjithsej 20 mijë e 952 vizita mjekësore. Prej tyre 2 mijë e 342 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme.

Nga numri i përgjithshëm i vizitave, 3 mijë e 574 pacientë kanë marrë trajtim në shërbimin kirurgjik, 7 mijë e 44 në atë internistik dhe 4 mijë e 746 në shërbimin ortopedik.

Po ashtu, ka pasur 303 operacione kirurgjike në sallat emergjente të operacionit.