18:00 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Emërohet zëvendësministri i ri i Arsimit

Është emëruar sot edhe zëvendësministri i ri i Arsimit.

Bëhet fjalë për Arbër Geci nga Aleanca Kosova e Re. Geci për kohë të gjatë ishte i angazhuar në AKR duke qenë zëdhënës, e më pas edhe këshilltar i Pacollit.

Më poshtë lexoni njoftimin e tij të plotë:

Të dashur miq,

Emërimi zv. Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është një përgjegjësi e veçantë që tashmë e kam pranuar. Ju siguroj se do të angazhohem me përkushtim për të kryer me përgjegjësi të gjitha detyrat që më takojnë!

Dua të falënderoj në veçanti Presidentin, z. Behgjet Pacolli për besimin që më ka dhënë dhe të theksoj se kjo Qeveri ka shpresë, për të qenë e suksesshme, përderisa ka brenda saj një personalitet si z. Pacolli.