08:30 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Emery humb finalen e parë të Europa League, tregon ku gaboi

Unai Emery dështoi të fitoj Europa League për herë të katërt në karrierën e tij si trajner.

Tekniku i Arsenalit, i cili këtë trofe më herët e kishte fituar me Sevillan në finale u mposht nga Chelsea me rezultat 4-1.

Ai pasi ka uruar kundërshtarët për triumfin ka thënë se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi mundësitë që kishte.

Në radhë të parë urime Chelsea. Mendoj se në pjesën e luajtëm mirë dhe kishim mundësitë tona“, ka thënë Emery.

Depërtuam në zonën kundërshtare me raste të mira për të shënuar, por goli i parë ndryshoi lojën“.

U munduam të qëndronim në lojë, por goli i tyre i dytë e bëri shumë të vështirë për ne“.

Po shkonte më mirë për ta dhe kur donim të bënim diçka, nuk mund të gjenim çelësin për të shënuar. Ata e merituan fitoren”, ka përfunduar trajneri.

Unai Emery fitoi Europa League tri vite radhazi, 2014, 2015 dhe 2016 sa ishte trajneri Sevillas. /IndeksOnline/