10:55 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Emery: Ozil nuk e ka merituar të jetë në formacionin e parë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk meritoj një vend në formacionin e parë.

Ozil është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit, ndërsa dje nuk luajti në fitoren ndaj Standard Liege në kuadër të Ligës së Evropës.

Tekniku spanjoll ka thënë i ka zgjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa gjermani duhet të punojë më shumë, transmeton Indeksonline.

“Zgjedhim lojtarët më të mirë për çdo ndeshje. Kur nuk marrë ndonjë lojtar, është sepse ndonjë tjetër e ka merituar më shumë. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Qëllimi jonë është të fitojmë ndeshjen ndaj Bournmouth”, deklaroi ai./Indeksonline/