16:17 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Emigranti afgan vret të dashurën gjermane, sepse kishte refuzuar të kthehej në islam

Një migrant afgan është dënuar me burg të përjetshëm në Gjermani, pasi ka vrarë të dashurën e tij, sepse ajo nuk pranoi të kthehej në Islam dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

Azilkërkuesi, i identifikar si Ahmed S. u shpall fajtor për therje me thikë të të dashurës së tij 17 vjeçare Mireille 14 herë, në banesën e saj në Schlesëig-Holstein sepse ajo i dha fund marrëdhënies së tyre.

Ahmed doli të jetë 11 vjet më i vjet se ajo- megjithëse në vitin 2015 ai ishte paraqitur për azil si i mitur, duke thënë se i ka vetëm 18 vjeç.

Sipas gjykatësit, emigranti afgan ishte xheloz që ajo kishte gjetur një të dashur të ri dhe e urrente faktin se nuk mund ta kontrollonte në cdo aspekt të jetës së saj.

Ahmed e mohoi vrasjen në gjykatë dhe pretendoi se dikush tjetër duhet të ketë kryer veprën.

Megjithatë sipas gjykatës ai doli të jetë fajtori kryesor për vrasjen.

Ai kishte shkuar në Gjermani në vitin 2015 si refugjatë i mitur i pashoqëruar dhe u parqit për azil- mirëpo të njëjtit iu refuzua.

Ahmed kishte pohur se ishte 18 vjeç, por gjykata kishte dyshime dhe urdhëroi një provë të moshës.

Eksperti i mjekësisë ligjore Sabine Gumpert dëshoi në fillim të gjyqit se Ahmed ishte të paktën 21 vjeç madje mund të ishte edhe 19 vjeç.

Më vonë u dëshmua se në të vërtetë ai ishte 33 vjec, duke lejuar kështu Gjykatën që atë ta dënonte si një të rritur./Indeksonline/