21:28 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Emina Çunmulaj imazh të ëmbël me të bijën, gatuajnë së bashku në kuzhinë

Modelja shqiptare e cila karrierën e ka zhvilluar në Amerikë, vazhdon të jetë ende aktive dhe e përfolur për jetën që bën.

Emina Çunmulaj edhe pse bën një jetë luksoze ajo njihet për thjeshtësinë e saj, shkruan Indeksonline.

Modelja e cila është e martuar me miliarderin Sam Nazarian, është nënë e dy fëmijëve dhe herë pas here publikon imazhe me të bijat.

Një imazh të këndshëm ka sjellur kësaj radhe modelja në të cilën shihet së bashku me njërën nga vajzat duke përgatitur ushqim në kuzhinë.

 

Kujtojmë që Emina njihet edhe për humanitetin e saj dhe ndihmën ndaj të varfërve./Indeksonline/