14:54 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Eminem nuk i bjen pishman që e ka fyer Donald Trump, edhe nëse do ta paguante këtë çmim

Hip hop superylli, Eminem, ka qenë nikoqir i një interviste për Billboard bashkë me menaxherin e tij.

Eminemi në këtë intervistë për Billboard rrëfen shumë gjëra mbi karrierën e tij.

Slim Shady njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të Donald Trump, e kjo ka ndikuar që ai të humbasë shumë adhurues.

Por, Eminemi nuk pendohet që ka fyer Trumpin, madje thotë se edhe nëse do t’i kushtonte me humbjen e gjysmës së bazës së fansave nuk do ta kishte problem, shkruan Telegrafi.

“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj”.

“Nuk e shoh dikë që mund të jetë i klasës së mesme duke lodhur veten çdo ditë, duke paguar faturë pas fature dhe që mendon se miliarderi mund ta ndihmojë”, u shpreh Eminem për Billboard.

Eminem foli edhe për evolucionin e tij si artist, duke thënë se ai ka mësuar shumë nga rëniet dhe ngritjet, nga lansimet e albumeve dhe overdoza e narkotikëve.