09:31 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Emiratet e Bashkuara Arabe falin studentin e burgosur

Studenti anglez Mattheë Hedges, i burgosur me burg të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe për spiunazh, është falur me efekt të menjëhershëm.

31 vjeçari nga Universiteti Durham, i mohoi akuzat, duke thënë se ai ka qenë duke bërë hulumtime.

Një gjykatë Abu Dabi e shpalli atë fajtor ditë më parë, por sot është marrë një vendim tjetër, duke e falur  atë./Indeksonline/