17:03 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Inaugurohet Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe (Foto)

Sot është bërë hapja e Ambasadës së Kosovës edhe në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës së Kosovës në EBA është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova”.

“Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke rinovuar edhe objektet e kultit”