23:07 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Emocion, grinte e argëtim në gjashtë ndeshjet e sotme në Champions League

Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet e fundit në kuadër të Champions League të mbrëmjes së sotme.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluar sonte, janë shënuar gjithsej 14 gola, që sollën emocione e argëtim te futbolldashësit.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme u zhvillua në Paris mes PSG-s dhe Liverpoolit, ku parisienët fituan me rezultat, 2-1, transmeton IndeksOnline.

Në grupin C, fitoi edhe Napoli përballë Crvena Zvezdës së Beogradit me rezultat bindës, 3-1.

Ndërkohë, Barcelona mposhti PSV-n në grupin B me rezultat, 2-1, dhe Tottenhami në grupin e njejtë mposhti Interin me të njejtin rezultat.

Nga ndeshjet tjera, Dortmundi barazoi pa gola me Brugge, dhe Porto mposhti Schalken me shifrat, 3-1./IndeksOnline/