75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emocionet e fundit të fazës së grupeve mbarojnë sonte me tetë ndeshje

Sonte, do të zhvillohen edhe ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Champions League për këtë sezon.

Edhe sonte, si mbrëmë, do të zhvillohen tetë ndeshje interesante, emocione të cilat vetëm ndeshjet e këtij kompeticioni dinë t’i sjellin.

Në grupin E, Bayern Munich dhe Ajax tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të Champions Leagues.

Në vendin e parë, është Bayerni me 13 pikë, ku sonte është mysafir i Ajax, ku mund të vendoset fati i vendit të parë, ndërsa, Benfica në vendin e tretë e ka siguruar kalimin në Europa League, dhe sonte përballet me AEK, transmeton IndeksOnline.

Tutje, në Grupin F, vetëm kampioni i Anglisë, Manchester City e ka siguruar tashmë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.

Ndërkaq, sonte zhvillon një ndeshje prestigji me Hoffenheimin.

Kurse, në vendin e dytë, është Lyoni, e cila përballet sonte me Shakhtar Donetsk, ku edhe mund të vendoset vendi i dytë, pasi diferenca mes tyre është vetëm 2 pikë.

Në Grupin G, Real Madridi dhe Roma tashmë janë kualifikuar tutje. Madrilenët përballen sonte me CSKA-n, ndërsa Roma është mysafir i Plzen.

Dhe për fund, në Grupin H, Valencia e pret Manchester Unitedin, dhe Young Boys e pret Juventusin, teksa në këtë grup, kualifikimin e kanë siguruar ”Zonja e Vjetër” dhe ”Djajtë e Kuq”./IndeksOnline/