19:51 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Emocionuese, një ditë pas pensonimit Adurizit i bëhet korridori i nderit nga Bilbao

Artiz Aduriz, një ikonë e Bilbaos dhe futbollit spanjoll, ka njoftuar pensionimin nga futbolli.

Futbollisti legjendar 39 vjeçar, kishte dashur të përfundonte karrierë e tij pas derbit Bask kundër Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit, por koronavirusi prishi të gjitha planet.

Sot, në San Mames, ai mbajti një konferencë lamtumire, ku njerëzit e Athleticos i bën korridorin e nderit për të nderuar karrierën e tij të madhe.

“Faleminderit nënë, grua, vajza, motra, gjyshe dhe e tërë familja. Ata kanë qenë gjithmonë me mua. Është e çuditshme për mua të flas në një San Mames kaq të zbrazët, me një heshtje të tillë. Unë nuk mund ta imagjinoja që karriera ime do të ishte kaq e mrekullueshme. Për mua, kjo është një ditë e lumtur, jo e trishtueshme”, ka deklaruar Aduriz.

Në karrierën e tij të pasur prej dy dekadëshe, Aduriz nuk luajti vetëm për klubin bask, por gjurmët më të mëdha i la aty.

Ai gjatë karrierës së ti veshi edhe fanellat e Valladollid, Mallorca dhe Valencias, ndërsa për Kombëtaren e Spanjës është paraqitur 13 herë, duke shënuar dy gola.