75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Kuvendi, voton transformimin e FSK-së në Ushtri

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër për të mbajtur punimet e seancës së radhës plenare.

Mirëpo, kjo seancë nuk do të jetë me e rregullt, sikurse të tjerat, por më e veçantë, shkruan Indeksonline.

Pasi, nesër pritet të hidhet në votim shqyrtimi i projektligjit për Ushtrinë e Kosovës.

Kjo seancë është paralajmëruar të filloj nga ora 10:00 dhe ka tri pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Indeksonline/