12:39 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emrat e studentëve, që kërkohen nga policia për vrasjen e Ivanoviqit

Dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë dy studentë serbë nga Mitrovica e Veriut.

Emrat e dy këtyre dy studenteve serbë që dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit, janë Ivan Dimitrijeviqi dhe Milosh Radosavljeviqi.

Bëhet fjalë për studentët, Ivan Dimitrijeviqin, i lindur në Prokuplje me banim në Kurshumli, student në Mitrovicën e Veriut, në studimet master.

Kurse Milosh Radosavljeviqi nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumli, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në veri.

Agjencia Inteligjence e Serbisë (BIA) i ka marrë në pyetje Dimitrijeviqin dhe Radosavljeviqin pasi kishte ndodhur vrasja e Ivanoviqit, pasi këta ishin dorëzuar vetë tek autoritet serbe për të sqaruar rastin.

Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ai të dy këta po i bën si të pafajshëm dhe se prindërit e tyre janë shqetësuar për publikimin e fotove të tyre, madje ai ka ironizuar me këtë.

“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës por për studentët, Ivan Dimitrijeviq dhe Milosh Radosavljeviq nga Prokuplja me banim në Kursumli. Kjo tregon se me jo seriozitet i qasen gjithë kësaj”, u tha gazetarëve Vuçiqi në Beograd mbrëmë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dje publikoi foton e dy personave si të dyshuar për vrasjen eë politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanonviq, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre.