20:15 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Emrat e të gjithë asamblistëve të Gjilanit (Foto)

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhje ku edhe ka bërë publikë emrat e të gjithë kandidatëve për asamble të Gjilanit, të cilët kanë arritur votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Në zgjedhjet komunale të mbajtura më 22 tetor, në komunën e Gjilanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të sigurojë më shumë vota por që bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje do të shihen në balotazhin e 19 nëntorit.

E në bazë të rezultateve të fundit, LDK ka arritur t’i ketë 11 vende në Asamblenë e Gjilanit, Vetëvendosje, shtatë, PDK do të ketë gjashtë, AAK katër vende, NISMA do t’i ketë dy, AKR gjithashtu dy vende, KDTP, një, LQV një dhe Lista Serbe një vend, shkruan Indeksonline.

LDK,  ka mbledhur 14 mijë e 721 vota për kandidatët e Asamblesë në komunën e Gjilanit.

Më poshtë keni emrat e të gjithë atyre që arritën të jenë pjesë e Asamblesë në Gjilan./Indeksonline/