14:59 / E Martë, 11 Qershor 2024 / L K

Emri i William Walkerit propozohet që t’i vihet një rruge në Tiranë

Bashkësisë së Tiranës sot i ka shkuar në tavolinë propozimi që një rrugë e qytetit të mbajë emrin e William Walker.

Lajmin e ka dhënë deputeti i PS-së, Pandeli Majko.

“Sot, bashkë me kryetaren e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, i propozuam Bashkisë së Tiranës, që një prej rrugëve të saj të mbajë emrin e William G. Walker!
Ai ishte shefi i misionit të OSBE-së që denoncoi masakrën e Reçakut!
Ky akt nderimi është i merituar për dashurinë dhe respektin që ambasadori ëalker ka treguar për kombin shqiptar në ditët më të vështira” shkruan Majko në njoftim./Indeksonline/