12:41 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Enca ndër më të ndjekurat shqiptare në Instagram, arrin një tjetër sukses

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca mbetet ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundi ka arritur në shifrën e 2.1 milionë ndjekësve në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shkruan Indeksonline.

“Yay 2.1 mili, tani kan ngel vetëm 7.9 milion që të bëhemi 10mill” ka shkruan Enca në mbishkrimin e postimit.

Muaj më parë Enca kishte a rritur në shifrën 2 milionë ndjekës, më vonë Instagrami kishte larguar profilet false që ekzistonin gjë që Encës ti largoheshin shumë të tillë./Indekonline/