Enca nga studio-ja, ka disa pyetje për adhuruesit
Enca ka filluar punën për projekte të reja.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka zbuluar këtë në disa postime në Instagram teksa shihet në një studio muzikore, shkruan Indeksonline.

Enca përkrah fotografive ka pasur edhe disa pyetje për adhuruesit e saj.

“Këngë e re? EP? Album? Bashkëpunime? Meqë ra fjala, me cilin artist/e doni bashkëpunim? Shumë gjëra po ndodhin”, ka shkruar Enca.

Ndryshe, “Mwah” është kënga e fundit e promovuar nga ajo./Indeksonline/