10:22 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Enca tregon se a ka pasur të dashur nga estrada shqiptare!

Ditën e sotme, Enca ka vendosur t’i kthejë përgjigje pyetjeve të fansave të saj kuriozë të cilëve u ka zbuluar gjithçka për veten. Pyetjet e shumta kanë qenë për jetën e saj personale e sidomos për lidhjet, duke qenë se këtë pjesë këngëtarja e ka ruajtur larg syrit të publikut. 

Enca bëri publike për herë të parë faktin që ka qenë e lidhur me një person të famshëm nga showbiz.

“Ke pasur të dashur ndonjë të estradës?”, e pyetën fansat dhe Enca u përgjigj me po.

“Ke bërë seks me ndonjë nga estrada?”, ishte pyetja e rradhës të cilës këngëtarja iu përgjigj sërish me po.

Enca zbuloi se ka flirtuar me një reper dhe nuk ka kryer kurrë marrëdhënie treshe, por e ka në listën e saj të dëshirave.