17:14 / E Diele, 07 Maj 2023 / AR

Ende i zhdukur Nezir Osmani, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një person është zhdukur në Prishtinë prej 3 majit dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Nezir Osmani është larguar nga shtëpia e tij, ku për herë të fundit dyshohet se është parë në lagjen Kodra e Trimave të Zjarrfikësit.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë njoftohen ta lajmërojnë familjen e Nezir Osmanit, në numrin e telefonit 044-219-050, ose të telefonojnë policinë.