16:43 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Ende ka shpresë që qeveria të mbijetojë, Anton Quni i bën ofertë Albin Kurtit

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni iu drejtua kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se i ka parë vështirësitë se si kryeministër.

Sipas tij është vështirë e menaxhueshme pasi tani janë në shpërputhje me qëndrimet që ju i kishit si kryetar i VV-së, si elektron i lirë.

Ai tha se kur je në opozitë e ke komoditetin me deklaru, me premtu dëshirat që mundet me i plotësu vetëm babadimri, por tani që e keni prekur realitetin nuk jeni në gjendje me i manaxhu situate që janë të prekshme, transmeton Indeksonline.

“Tani kemi ardhur në një situatë kur edhe ne që ishim shumë përkrahës të këtij koalicionit, ju me atë akt ne na keni hendikep, na keni prangos na keni lidhur duart dhe unë nuk di çfarë të kërkojë nga deputetët, të votojnë apo të mos e votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.Unë ende kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga apo një mundësi nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e di sa e keni marrë atë çështje në konsideratë, ai iu kërkoi që të rishikoni vendimin, ta riktheni z.Veliun në detyrë, ta tërhiqni taksën dhe të kërkoni falje ndaj LDK-së.Po të drejtohem me emër, se të konsideroj shumë shumë të afërt, Albin është një ofertë që duhesh mirë, mirë me e pas në konsideratë. Është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën nëse ju I rishikoni këto vendime, pasi të merret pauza prej një ore unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa, do bisedoj me urgjencë me të gjithë deputetët që ta tërheqim mocionin nëse ju e rithkeni z.Veliun në detyrën e tij, edhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtarë”, tha Quni./Indeksonline/