14:00 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’janë licencuar ende laboratorët privatë për testim të Covidit-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ende nuk janë licencuar laboratorët privatë për testim të Covidit-19, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka thënë se tashmë është angazhuar një armatë të tërë njerëzish e profesionistësh në luftë kundër Covidit-19.

I pari i Shëndetësisë shtoi se “Covidi- 19 nuk e kursen askënd, asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj tij”.

“Qeveria e Kosovës, i tërë stafi i Ministrisë së Shëndetësisë, qindra mjekë e infermierë në tërë Kosovën që tashmë si përforcim janë dhe 100 mjekë të rijnë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës që janë angazhuar rishtas në shërbimet shëndetësore spitalore së fundi të riorganizuara, “Bordi këshillëdhënës për luftën kundër Covidit-19” me prof. dr. Lul Rakën kryesues, “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”/ IKShPK drejtuar nga prof. dr. Naser Ramadani, SHSKUK-ja drejtuar nga u.d. dr. Valbon Krasniqi, dhjetëra inspektorë sanitarë të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale e inspektoratet e tjera përkatëse, autoritetet komunale, policia (me rreth 4000 pjesëtarë të angazhuar enkas në luftën kundër Covidit- 19), stafi nga Qendra Operative Emergjente, sikurse një sërë mekanizmash të tjerë shtetërore, po e bëjmë të pamundurën që ta mposhtim këtë të keqe që po na rëndon çdo ditë jetën.

Jemi në proces të licencimit të laboratorëve që do të realizojnë testime për Covidin- 19 për qytetarët.

Covidi- 19 nuk e kursen askënd.

Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj tij”, tha ai./IndeksOnline/