16:26 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ende pa dal mirë 5G, Trump kërkon 6G

Rrjeti 5G ende nuk është lansuar në gjithë globin por presidenti amerikan, Donald Trump ka një kërkesë tjetër.

Ai kërkon që sa më shpejt të bëhet teknologjinë 6G, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Trump kërkoi nga kompanitë amerikane që sa më shpejt të bëjnë hapa drejt rrjetit 6G pasi që është më i fuqishëm, më i shpejtë dhe më i mençur.

Gjatë këtij viti pritet që të gjithë telefonat e rinjë të kenë teknologjinë 5G./Indeksonline/