21:02 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ende pa përfunduar, Alketa Vejsiu zbulon fituesit e “Dance With Me”

E ftuar sot në “E diela shqiptare” ishte moderatorja dhe producentja Alketa Vejsiu e cila këtë sezon është angazhuar me spektaklin e kërcimit “Dance with me” ndërsa në fillim të vitit 2018 pritet të fillojë edhe spektaklin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”.

Por e gjithë vëmendja këto ditë është tek “Dance with me” pasi të nesërmen është edhe nata finale ku të gjithë presin me padurim kush do të jetë fituesi mes 12 çifteve në garë.

Në fund të emisionit Ardit Gjebrea pyeti Vejsiun se cili do të shpallet fitues, por moderatorja ngurroi të përgjigjej, më pas përmendi se çifti që i pëlqen më shumë është Ana dhe Albi. “Por edhe Xhensila me Trimin e meritojnë, edhe Rudina dhe Driloni me humorin e tyre…”, shtoi Vejsiu.

Kujtojmë që edhe balerini Graciano Tagani në një intervistë në “Mos i fol shoferit”, përmendi si fitues Anën dhe Albin. Na mbetet të presim ditën e nesërme për të mësuar se kush do të jetë vërtet fituesi.