20:46 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ende pa u zhvilluar ndeshja, Roma dhe Reali kualifikohen në fazën tjetër

Roma dhe Real Madrid janë kualifikuar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe do të luftojnë vetëm për pozitën e parë.

Dy skuadrat do të luajnë sonte në mes vete, por kualifikimi erdhi falë rezultatit të ndeshjes CSKA Moska – Plzen që përfundoi me 1-2.

Roma dhe Real Madrid kanë nga nëntë pikë dhe dy ndeshje për të zhvilluar ndërsa CSKA Moska dhe Viktoria Plzen nga katër dhe në ndeshjen e fundit do të luftojnë për një vend në Europa League. /IndeksOnline/