14:22 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ende s’ka datë për vizitën e kryeministrit malazez

Të martën e kësaj jave ishte paralajmëruar të arrinte në Kosovë, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kjo vizitë e kryeministrit malazez u anulua në minutat e fundit pas problemeve të shfaqura nga moti. Zyrtarët qeveritarë thanë se kjo vizitë do të ndodhë javën e ardhshme, mirëpo pavarësisht kësaj ende nuk është caktuar data.

“Vizita do të realizohet javën e ardhshme por që datë konkrete nuk ka sepse janë duke u koordinuar agjendat. Ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për Indeksonline, Donjeta Gashi nga Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës.

Edhe pse ne agjendë nuk ishte paraparë çështja e demarkacionit, Markoviq ishte shprehur i gatshëm të diskutoj edhe për këtë bashkë me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Ndërsa kryeministri Hardinaj pati deklaruar se demarkacioni tashmë është temë në Kuvend dhe se nuk ka mbetur hapësirë për negocim mes kryeministrave.

“Qëllimi i kësaj vizite ka thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra ky është qëllimi kryesor. Kosova ka një ide bashkëpunimi me Shqipërinë, një ide të tillë kemi edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Sa i përket Demarkacionit, tema është në parlament, nuk ka mbet shumë hapësirë për negocim mes kryeministrave”, pati thënë Haradinaj./Indeksonline/