10:49 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Engel: SHBA përkrahëse e Kosovës në çdo hap (Video)

Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të përbashkët po marrin pjesë edhe në një konferencë.

Ata së bashku kanë qenë pjesë e konferencës për lansimin e fondacionit “Sfidat e Mileniumit në Kosovë”, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, Engel edhe mbajti një fjalim rasti rreth kësaj teme.

Sipas tij, megjithëse ka sfida, Kosova ka arritur të ecë përpara. Gjithashtu ai shton se Kosova ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë përkrahëse SHBA-në në çdo aspekt./Indeksonline/