“Ëngjëlli shpirtëror” i Lewis Hamilton humb betejën me kancerin në moshën 5-vjeçare
Djali 5-vjeçar i sëmurë me kancer, i cili frymëzoi Lewis Hamilton për fitoren në Grand Prix, ka vdekur.
Harry Shaw u nda nga jeta të shtunën pas një beteje 10 mujore me kancerin.
Ai vuante nga një formë e rrallë e kancerit të kockave.
5-vjeçari i diagnostikua me kancer në moshën 4-vjeçare dhe rreth 1 muaj më parë iu dha një javë kohë për të jetuar.
Por familja e tij tha se Harry luftoi deri në fund.
Harry i dërgoi Hamilton një mesazh duke i uruar fat para garës në Spanish Grand Prix në maj.
“Vuajtja e tij dhe dhimbja përfunduan,”-shkruan prindërit e tij në një postim në Twitter. “Është e pamundur të imagjinohet jeta pa Harryn. Jemi shumë krenare për të dhe gjithçka ka arritur në jetë.”
Ylli i Formula One u shpreh se u inspirua nga Harry dhe ia kushtoi atij fitoren.
Lewis i dërgoi 5-vjeçarit trofeun dhe një nga makinat e Formula One.
Harry u zgjua muajin e kaluar për të parë makinë e F1 dhe trofeun e Grand Prix të Spanjës në derën e përparme të shtëpisë.