16:27 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Eni Koçi dhe Besnik Qaka lansojnë bashkëpunimin ‘Zemër’

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.

Ajo edhe këtë herë erdhi në bashkëpunim, por kësaj radhe me solistin e grupit ‘Energy Band’, Besnik Qaka, shkruan Indeksonline.

Kënga mban titullin ‘Zemër’ dhe vjen edhe me videoklip në kanalin ‘Youtube’.

Kënga është punuar nga Genc Prelvukaj, tashmë bashkëpunëtor i ngushtë i saj, ndërsa flitet që dyshja janë edhe në lidhje dashurie./Indeksonline/