13:04 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Eni Koçi në përkrahje të Gencit, ja çfarë thotë ajo

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke u paraqitur hapur në publik, shkruan IndeksOnline.

Së bashku ata shfaqen shpesh edhe nëpër rrjetet sociale, nga ku përqojnë mesazhe të ndryshme për ndjekësit e tyre.

Të dy po vazhdojnë punën rreth projekteve të tyre muzikore, e Genci së fundmi ka publikuar këngën me titull ‘Orhidea’ që u prit mjaft mirë nga publiku.

Një përkrahje të madhe duket se po i bën edhe e dashura e tij Eni, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka postuar pjesë nga kënga e re e Gencit, duke shkruar: “Kënga që do më shoqëroj gjithë ditën sot”. /IndeksOnline