15:38 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Eni Koçi vjen si barbie në videoklipin e saj të ri (Foto)

Eni Koçi kohëve të fundit është bërë tejet aktive me koncerte e projekte muzikore.

Ajo këtë muaj pritet të vij me një projekt tjetër. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Eni ka postuar një fotografi teksa duket si barbie, fotografi kjo sigurisht e shkëputur nga videoklipi. Kënga e saj e re mban titullin “Jemi dashtë”, ndërsa pritet të lansohet gjatë këtij muaji./Indeksonline/