18:27 / E Diele, 27 Qershor 2021 / A. A

Enrique del në mbrojtje të Moratas pas kërcënimeve, i bën thirrje policisë të veprojë

Luis Enrique foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kroacinë në lidhje me kërcënimet që sulmuesi Alvaro Morata mori gjatë Euro 2020.

Përzgjedhësi spanjoll i bëri thirrje policisë që të merret me rastin.

“Unë nuk lexoj informacione sportive gjatë Kampionatit Evropian. Por situata është përshkallëzuar dhe duhet të vendoset në duart e policisë. Kërcënimet ndaj anëtarëve të familjes dhe fëmijëve janë shumë serioze. Gjithçka duhet sqaruar” deklaroi Enrique.

/Indeksonine/