20:14 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Enrique: Do të dëshiroja të jem trajner i një klubi anglez

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka folur për të ardhmen e tij.

Spanjolli është lidhur me një kalim te kombëtarja e Brazilit por edhe me klubin anglez, Manchester City, shkruan IndeksOnline.

Enrique në një intervistë të fundit ka deklaruar se do të dëshironte që të udhëhiqte një klub nga Premierliga angleze.

“Do të doja të stërvitja një skuadër në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë ligën angleze sesa atë spanjolle, por nuk dua të kem ndonjë iluzion. Megjithatë nuk e shoh veten në Premier League në qershor. Do të doja vetëm të drejtoja një ekip të aftë për të luftuar për qëllime të caktuara.”, ka thënë Enrique.

Ish-trajneri i Barcelonës foli edhe për mundësinë e drejtimit të kombëtares brazilane.

Brazili? Ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë trajner. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar.”,tha Enrique./IndeksOnline/