16:53 / E Martë, 22 Qershor 2021 / A. A

Enrique i drejtohet gazetarit: Dorëheqje? A po tallesh me mua?

Luis Enrique është provokuar nga gazetarët në konferencë për media.

Në rast të disfatës nga Sllovakia, Spanja do të eliminohet nga Euro2020.

Enrique u pyet nëse do të jap dorëheqje nga posti i trajnerit në rast të humbjes.

“Të jap dorëheqje? A po tallesh me mua? Unë po mendoj të rinovoj kontratën. Luis Enrique lindi optimist dhe do të vdesë optimist” deklaroi Enrique.

Enrique ka kontratë me Federatën e Spanjës deri në fund të kampionatit botëror 2022.

Kujtojmë, që Spanja ka vetëm 2 pikë nga 2 ndeshjet e para të grupit.

/Indeksonline/