20:04 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

Enrique trajner i Manchester United?

Manchester United është duke e shikuar Luis Enrique si kandidat potencial për të marrë drejtimin e klubit në verë.

Sipas ESPN, Enrique konsiderohet si kandidat, teksa drejtuesit e Manchester United besojnë se është i duhur për të rikthyer suksesin në klub.

51-vjeçari e filloi karrierën si trajner te Barcelona B përpara se të merrte drejtimin e Romës dhe Celta Vigos përpara një rikthimi në Barcelonë në 2014.

Enrique udhëhoqi udhëhoqi Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2020 dhe në vendin e dytë në Kombet e UEFA-së 2020-21.