75 Mall Live Search
21:48 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Enver Hoxhaj në Podgoricë, kënd e takoi atje (Foto)

Publikimi zyrtar i lajmit sot për vizitën më 6 shkurt të Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Markovic duket se ka vënë në lëvizje politikën kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shfaqur krejt papritur sonte në Podgoricë ku ka takuar një nga figurat kryesore të këtij shteti, ministrin e Jashtëm, Darmanovic.

Mbase mund të pritet një lëvizje positive për demarkacionin por kjo nuk është bërë publike dhe nuk dihet cili është misioni i tij në kryeqytetin malazez. Vetë Hoxhaj e ka publikuar këtë foto por ka zgjedhur fjalë të tjera.

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanovic ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do ti forocojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Vetëm pas 10 ditësh, Prishtinën do ta vizitoj për herë të parë Kryeministri i Malit të Zi, Markovic dhe një nga temat me shumë interes pritet të jetë demarkacioni.

Temat: