12:25 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Enver Idrizi kërkoi vendosjen e Skënderbeut në Nish, reagon gazeta ruso-serbe

Mediumi rus që përkrah edhe Serbinë “Sputnik News” është ndier e provokuar nga një deklaratë e ish-kampionit të botës në karate, Enver Idrizi.

Sipas tyre, karateisti shqiptar ka provokuar me një deklaratë në “Le Canton27.ch” ku ka kërkuar që busti i Skenderbeut të vendoset në të gjitha vendet ku ka shqiptarë.

Janë 20.000 shqiptarë këtu në Gjenevë, mbi 300.000 në Zvicër, nëse kemi një monument në Gjenevë, pse jo në qytete shqiptare si Medvedgja dhe Nishi?” “Unë do të financoja ngritjen e një monumenti, të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje virtyteve të shqiptarëve, Skënderbeu çliroi popuj të tjerë në Ballkan,” ka thënë Idrizi.

Rusët e kanë cituar edhe një shkrim të tij të mahershëm kur mbronte ngjyrat kroate.

Ju më lini të mbroj flamurin kroat, unë e përfaqësova atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi shumë të përbashkëta. “Faleminderit Kroacisë, por unë jam shqiptar dhe nuk mund të them se jam kroat“, tha Idrizi më herët. /IndeksOnline/