16:52 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Enzo Fernandez: Fitorja në finalen e Kupës së Botës më ndryshoi jetën

Futbollisti argjentinas duket se nuk do ta harrojë snjëherë finalen e Kupës së Botës në vitin 2022, ku Argjentina fitoi ndaj Francës, pas ekzekutimit të penalltive (4-2), ku koha e rregullt përfundoi me rezultat 3-3.

Ai tha se kjo finale ia ndryshoi jetën, pasi i dha edhe mundësinë të luaj për Chelsean, shkruan IndeksOnline.

“Më ndryshoi plotësisht jetën. Më dha mundësinë të vij në Chelsea dhe dashuria që marr në Argjentinë është shumë e ndryshme tani. Më ndryshoi plotësisht jetën. Të jesh kampion për kombëtaren është e paçmuar. Është lavdi e përjetshme. Lavdia e fundit”, deklaroi Fernadez./IndeksOnline/