15:59 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Era Istrefi sjell projektin e ri ‘Selfish’, bashkëpunon me artistët e njohur

Këngëtarja shqiptare e cila ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar, Era Istrefi ka publikuar projektin e ri.

Era në bashkëpunim me dy Dj e njohur, Dimitri Vegas dhe Like Mike kanë lansuar këngën me titullin ‘Selfish’, shkruan Indeksonline.

Kënga e re e këngëtares nga Prishtina erdhi së bashku me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin ‘YouTube’.

Videoklipi i këngës është realizuar në Los Angjelos dhe vije plotë ngjyra dhe atmosferë vere derisa Era si çdo herë ka ardhur me shumë stil dhe tejet atraktive.

Kujtojmë që Era shumë shpejt do të sjell edhe një projekt me motrën, Nora Istrefi./Indeksonline/