10:10 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

ERDHI DITA me BESU, VV dhe LDK nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion

Sot është nënshkruar marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së.

Isa Mustafa tha se pas bisedimeve jemi marrë vesh per të gjitha.

“Jemi marrë vesh për të gjitha. Ju falenderoj për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi që ska qenë i lehtë”, tha Mustafa.

Me tutje ai tha se kjo është një marreveshje e mirë dhe në dobi të Kosovës.

“Vlerësojmë që është marrëveshje e mirë. e dobishme për Kosovën. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi.
Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në përfundim që kjo është zgjidhja më e mirë për Kosovën”, tha Mustafa

Ndërsa Albin Kurti tha se kjo qeveri do të ketë 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

“Kjo ështe qeveria më e vogël. Kjo tregon që qeveria edhe pa ja nisur punen po bën ndryshime”, tha Kurti./Indeksonline/