Erdogan duartrokitet kur flet për arrestimet e gylenistëve në Kosovë (Pamje)
Arrestimi i 6 gylenistëve në Kosovë, prej tyre pesë profesorë dhe një mjek, ka nxitur reagime edhe në Turqi. Presidenti i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan ka mirëpritur këtë veprim që bëri Kosova ndaj pjesëtarëve të organizatës “FETO”.
Në videon më poshtë shihet Erdogan teksa lavdërohet se Agjencia Kombëtare të Inteligjencës turke e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Inteligjencën e Kosovës (AKI) kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan.
Këto komente ai i bëri gjatë një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij në Ankara, derisa këta të fundit i duartrokitën Erdoganit për këtë gjest.
“… i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline
Ndryshe, institucionet arsimore gulistan operojnë me katër shkolla fillore të mesme “Mehmet Akif” në Kosovë. Shkollat u hapën nga sipërmarrës turk të frymëzuar me pikëpamje të Fetullah Gylenit.
Vlen të theksohet se pushteti i udhëhequr nga Erdogan kishte fajësuar lëvizjen gulen për përpjekje e grushtit të shtetit në vitin 2016. Si pasojë e saj, presidenti nisi një gjueti shtrigash ndaj personave që përkrahin këtë frymë.
Gjithsej 62.895 persona janë arrestuar në si pjesë e hetime për këtë lëvizje. Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti ka treguar se vetëm në vitin 2017 janë burgosur 48.305 njerëz të lidhur me Lëvizjen Gylen. /Indeksonline/