23:40 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erdogan flet për largimin e Ozil nga Gjermania, e quan racizëm

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka insistuar se “racizmi” i përdorur ndaj Mesut Ozil duhet të ndalet.

Ylli i Arsenalit, Ozil u tërhoq nga ekipi kombëtar gjerman këtë verë pasi u fotografua me presidentin turk në Londër.

Fotoja bëri bujë të madhe në Gjermani ku u kritikua shumë nga njohës të futbollit dhe pjesëtar të federatës, shkruan indeksonline.

Kjo e detyroi mesfushorin të tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Erdogan ka qëndruar në Gjermani, ku nuk ka lënë pa e përmendur edhe këtë rast.

“Një racizëm i tillë duhet të marrë fund”.

“Mesut Ozil , i lindur dhe rritur në Gjermani, u përjashtua nga komuniteti sepse ai bëri një foto me mua në Angli”.

“Unë vështirë se mund të qëndrojë si presidenti i tyre se këta të rinj që e bënë atë në ekipin kombëtar, u përjashtuan”, ka thënë Erdogan. /IndeksOnline/

Temat: