19:24 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Erdogan flet për rastin e Ozil: Është gjest i një patrioti, unë ia puthi sytë!

Pas pensionimit të Mesut Ozil nga Kombëtarja e Gjermanisë, në telefon e mori Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Mesut Ozil përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar dorëheqjen nga Gjermania, për shkak se këta të fundit u treguan shumë racistë me futbollistin turk, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas këtij lajmi, lojtarin e Arsenalit përmes telefonit e kontaktoi Erdogan.

“Kam biseduar më të. Ai ka bërë një gjest të mirë. Qëndrimi i tij është kombëtar dhe patriotik. Unë ja puthi sytë. Unë qëndroj pas Mesut për shkak të komenteve të tij. Gjermanët nuk do ta pranojnë foton tonë së bashku”, ka thënë Erdogan.

Ozil u kritikua shumë ende pa filluar Kampionati Botëror “Rusi 2018”. Ai së bashku me Gundogan dhe Tosun, u fotografuan me Presidentin e Turqisë në Londër. Kjo foto nxiti shumë reagime në Gjermani, e për ta bërë më dramatike ishte forma e dobët e Ozilit në Kupën e Botës.

Gjermania u eliminua qysh në fazën e grupeve dhe për ta minimalizuar këtë dështim, ata u kapen te lojtari turk me pasaportë gjermane./IndeksOnline/