Erdogan kërcënon kryeministrin Haradinaj, fton kosovarët të bëjnë protesta! (Video)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan përmes një fjalimi të sotëm ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pasi sipas tij do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.
Erdogan ka kritikuar atë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, duke i ftuar kosovarët që të bëjnë protestë kundër tij, transmeton Indeksonline.
Në fjalimin e tij, Erdogan e ka quajtur gjithashtu kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët re të cilit i lëvizin të tjerët duke shtuar se karriera e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të përfundojë së shpejti.
“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të marrë fund”, ka përfunduar Erdogan.
Duhet shtuar se të premten e kësaj jave, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë gulenistë të cilët sipas raportimeve të fundit tashmë gjenden në Turqi./Indeksonline/
“We do not see any power that would be able to stop #Turkey“, furious Turkish president #Erdogan declared today, a day after he spoke to the US President @realDonaldTrump, stressing that his gov’t wont kneel down over threats, dirty alliances and project (#Daesh) terror groups pic.twitter.com/SeZM91I63e
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) March 31, 2018