18:10 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Erdogan: Nuk do të ekstradojmë askënd nëse SHBA nuk na dorëzon Gulenin

Turqia nuk do t’iu dorëzojë amerikanëve asnjë të dyshuar për terrorizëm, nëse Uashingtoni nuk ekstradon Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentimit për grusht-shtet.

Kështu ka thënë sot presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Deri më tash i kemi dorëzuar SHBA-së 12 terroristë, por ata nuk na kanë kthyer atë që ne dëshirojmë”, ka thënë Erdogan në konferencë për shtyp.