12:25 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Erdogani, personalisht ia kthen letrën Trumpit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan personalisht i ktheu një letër Donald Trumpit, të cilën ky ia kishte dërguar kohë më parë, duke i thënë atij që “të mos bëhet budalla”.

Udhëheqësi turk e zbuloi këtë në një konferencë të përbashkët me Trumpin në Uashington. Erdogani pranoi se ishte zemëruar nga letra.

Ndër të tjera, presidenti turk u befasua që Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan me komandantin kurd Mazlum Kobani, të cilin Trumpi e përmendi në letër. Erdogani e quajti Kobanin një terrorist dhe tha se ai ishte përgjegjës për vdekjen e qindra qytetarëve turq.

Trumpi i dërgoi një letër Erdoganit më 16 tetor, ditën kur filloi operacioni ushtarak i Turqisë në Siri. Në letër, ai i bëri thirrje homologut të tij turk “të mos bëhet budalla” dhe të mos e tradhtojë pjesën tjetër të botës.

Më vonë u raportua se Erdogani e injoroi letrën e Trumpit dhe e hodhi në koshin e hedhurinave.