17:06 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Erdogan vlerëson se Franca po qeveriset nga një president i paaftë

Edhe sot ka vazhduar debati në mes presidenteve të Truqisë dhe Francës, pasi Macron javën e kaluar e zemëroi Ankaranë, ku kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”. Ndërsa sot Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”, njofton AFP.

Të dy presidentët kanë fyer njëri tjetrin gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë. Ndaj këtij rajoni kanë pretendime Qiproja dhe Greqia,

Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Armiqësia midis dy udhëheqësve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një “vdekje të trurit”.

Sa i përket Libisë, mosmarrëveshjet mes dy vendeve qëndrojnë në faktin se Turqia mbështet qeverinë e njohur nga OKB-ja në Libi. Ka dyshime se Franca favorizon një qeveri paralele dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar, por zyrtarisht e mohon këtë.