08:28 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Era e fortë në Istog, fluturojnë” kulmet e stallave të bagëtisë

Pas reshjeve të shiut dhe erës së fortë që përfshiu vendin këto ditë, disa familje kanë pësuar edhe dëmtime në shtëpitë e tyre.

Në një familje në Komunën e Istogut, nga era e fortë është dëmtuar kulmi i stallës së bagëtisë, ku përveç saj, era ka bartur atë në oborrin e fqinjit, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonlinet i ka dërguar disa fotografi redaksisë, ku mund të shihet se në çfarë gjendjeje është bërë ky kulm pas erës së fortë që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Istog.

Ndryshe, në raste të tilla, qytetarët apelohen të bëjnë kujdes me të veçantë, pasi mund të ketë incidente të mëdha./Indeksonline/