10:23 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta në Podujevë rrëzojnë shtyllën elektrike mbi një shtëpi (Foto)

Erërat e forta që po mbretërojnë gjatë ditës së sotme në Podujevë po shkaktojnë goxha dëme.

Një shtyllë elektrike është shkëputur nga toka duke rënë mbi një shtëpi në këtë qytet, shkruan Indeksonline.

Kjo fotografi e dërguar nga lexuesit në redaksinë e “Indeksonline”, tregon edhe për rrezikun e madh që sjellin shtyllat elektrike të vjetra në këtë qytet.

Ndryshe, një rast i njëjtë i rrëzimit të shtyllës elektrike ka ndodhur edhe para dy ditësh në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, pikërisht pranë shkollës “Ibrahim Rugova”./Indeksonline/