18:06 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta rrëzojnë tendën gjigante në kryeqytet, intervenojnë zjarrfikësit (Video/Foto)

Si pasojë e erërave të forta në kryeqytet, pasditen e sotme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton Indeksonline.

Një tendë gjigante e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” është rrëzuar duke renë mbi disa vetura të parkuara afër saj.

Njësitit e zjarrfikësve me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe po tentojnë që të evitojnë ndonjë rrezik të ri.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar./Indeksonline/